LAJMI I FUNDIT:

‘Rasti Ferizaj’, Trepça ’89 ankohet në Shkallën e Dytë

‘Rasti Ferizaj’, Trepça ’89 ankohet në Shkallën e Dytë

Trepça ’89 nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Drejtuesit e klubit mitrovicas kanë deponuar të mërkurën ankesën në Federatën e Futbollit e Kosovës, të cilën këtë herë ia kanë adresuar Komisionit për Ankesa të Shkallës së Dytë. Lajmin e konfirmojnë për Arenën zyrtarë të Trepçës ’89, por edhe vetë zyrtari i FFK-së, Bajram Neziri.

“Po, Trepça ’89 sot ka dorëzuar ankesën për rastin me Ferizajn”, tha Neziri. Trepça ’89 ishte ankuar për takimin e javës 10 të humbur 1:0 me Ferizajn, pasi sipas tyre, trajneri i portierëve të Ferizajt, Jeton Bislimi nuk ka pasur të drejt qëndrimi në bankë.

89-shi konsideronte se ai nuk kishte paguar një dënim prej 250 euro në Federatë, por që Komisioni i Garave i FFK-së, me në krye Ismet Ahmetin, e kishte vlerësuar ankesën të pabazë. Tani i mbetet Shkallës së Dytë të japë vendimin e saj. /Tribuna/Telegrafi/