LAJMI I FUNDIT:

I lënduari që paguhet rregullisht

I lënduari që paguhet rregullisht

Faruk Zeneli prej disa muajsh është duke i munguar Llamkos Kosovës. Kapiteni i këtij klubi është duke vuajtur nga një dëmtim i marrë kampionatin e kaluar, saktësisht ndaj Drenicës, të luajtur në stinorin pranveror. Zeneli pas këshillave të shumta ka vendosur që këto ditë të operojë meniskusin. Të gjitha shpenzimet pritet t’ia heq klubi.

“Kam lënduar meniskusin dhe ligamentin. Një mjek më ka thënë se pas operimit mund të kthehem sërish për të luajtur, prandaj pres të kthehem pas gjashtë muajsh. Falënderoj kryesinë e cila do të mi heq të gjitha shpenzimet e operimit”, thotë Zeneli për Arenën.

Krahas kësaj, drejtuesit e klubit edhe pas 5-6 muajsh të lëndimit, janë duke e paguar rregullisht Zenelin. “Edhe pse nuk jam duke luajtur, unë paguhem rregullisht sikur lojtarët tjerë që luajnë, gjë që nuk ndodh nëpër klubet tjera. Kjo është një shembull i mirë edhe për klubet tjera. Është një shtytje e madhe për mua që sa më parë të kthehem dhe të jap maksimumin për klubet”, shton 31-vjeçari. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Kalo në kategori