LAJMI I FUNDIT:

Xhoxhaj eliminohet nga Botërori i boksit

Xhoxhaj eliminohet nga Botërori i boksit

Pas Arian Gashit dhe Liridon Zeqirit, edhe Armend Xhoxhaj i ka dhënë fund eksperiencës në Kampionatin Botëror të boksit amator, i cili po mbahet në Almaty të Kazakistanit.

Boksieri kosovar pësoi humbje sot në të tetën e finales nga boksieri kazak Niyazambetov Abilbek, në kategorinë deri 81 kilogramë.

Federata e Boksit të Kosovës njofton se Xhoxhaj hyri në këtë meç i lënduar në hundë, të cilin lëndim e kishte pësuar gjatë meçit ndaj bullgarit Panadelev.

Boksieri nga Kazakistani në fund fitoi me rezultat unanim 3-0, ndërsa Xhoxhaj, përkundër humbjes, do të përkujtohet për arritjet e tij.


FboxK mburret me trimërinë dhe boksin që treguan djelmoshat kosovarë në këtë eveniment, ku ishin pjesëmarrës plot 112 shtete me 576 boksierë.

Delegacioni i Kosovës do të kthehet në atdhe më 27 tetor, ndërsa Botërori do të përfundojë më 26 tetor. /Express/Telegrafi/