LAJMI I FUNDIT:

Trepça pa pesë lojtarë në Vushtrri

Trepça pa pesë lojtarë në Vushtrri

Trepça do të udhëtojë drejt Vushtrrisë për të zhvilluar takimin e radhës e përgjysmuar. ‘Xehetarëve’ do t’iu mungojë pesë lojtarë të 11-shes së parë. Arben Zhjeqi, Edmond Turku, Veton Shabani, Shpëtim Fetahu e Florent Sejdiu, do të jenë mungesat e tyre, të cilat i konfirmon edhe kapiteni Emin Baliqi.

“Po është e vërtetë. Asnjëri nga këta nuk do të mund të luajë në Vushtrri. Disa mungojnë për shkak të kartonëve e disa për shkak të lëndimeve”, tha Baliqi për Arenën. Llamkos Kosova – Trepça zhvillohet të shtunën në stadiumin ‘Ferki Aliu’.

Skuadra e trajnerit Sheremet Isufi të dielën barazuan pa gola me rivalin vendor Trepça ’89. Pas javës 11 ata renditen në pozitën 8 me 13 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/