LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat me fanella të njëjta, s’luhet ndeshja

Skuadrat me fanella të njëjta, s’luhet ndeshja

Vakitë në sportin kosovar s’kanë të sosur. Një rast i pazakontë ka ndodhur në hendboll ku ndeshja ndërmjet Samadrexhës dhe Trepçës nuk u zhvillua fare. Arsyeja? Të dyja skuadrat i kishin fanellat me ngjyra të njëjta. ‘Xehetarët’, që u takonte t’i kishin edhe fanellat rezervë, u arsyetuan se s’kanë kushte për t’i blerë ato. E Komisioni i Garave i FHK-së do të vendos për këtë rast të hënën.

Në sportin kosovar ndodh gjithçka. Rasti i fundit është me të vërtetë i rrallë. Në fakt, për shkak se të dyja skuadrat, Samadrexha dhe Trepça, i kishin fanellat me ngjyra të njëjta, përballja ndërmjet tyre nuk është zhvilluar, që ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në bazë të rregullave, ekipi mysafir, që në këtë rast ishte Trepça, është dashur t’i kishte me vete edhe fanellat rezervë, që shërbejnë pikërisht për këtë rast, pasi edhe Samadrexha luan me fanella të gjelbra.

Mirëpo, mitrovicasit nuk kanë kushte dhe nuk kanë fanella të dyta, kështu që ata u desh të ktheheshin në shtëpi pa luajtur fare.


“Të dyja ekipet i patën fanellat e gjelbra. Trepça është dashur t’i ketë dy palë, në bazë të propozicioneve, por thanë që i kanë kushtet e vështira ekonomike dhe nuk kanë dresa rezervë. Për këtë, unë vendosa që kjo ndeshje të mos zhvillohej sepse fanellat e të dyja skuadrave ishin identike”, deklaroi për Express vëzhguesi i takimit, Nazmi Beshiri.

Rreth kësaj ndeshjeje të pazhvilluar do të vendos Komisioni i Garave pranë Federatës së Hendbollit të Kosovës të hënën.

Opsioni më i mundshëm është që ky takim të luhet në harkun e 24 orëve të ardhshëm, që prej marrjes së vendimit, por sigurisht me kusht që mitrovicasit t’i gjejnë një palë fanella tjera, ndërsa opsioni tjetër është që skuadra vushtrriase ta fitojë këtë duel në tavolinë. /Express/Telegrafi/

Superliga – Java e pestë:

Rezultatet:

Vëllaznimi – Drenica 31:30
Prishtina – Drita 43:18
Llapi – Zhegra 24:32
Kosova – Besa Famiglia 31:41
Samadrexha – Trepça nuk u zhvillua
Kastrioti ishte i lirë

Tabela:

1. Besa Famiglia 10 pikë
2. Prishtina 6
3. Kosova 6
4. Zhegra 6
5. Drenica 4
6. Kastrioti 4
7. Trepça 4
8. Vëllaznimi 3
9. Samadrexha 2
10. Drita 1
11. Llapi 0

Në trend Sport

Më shumë
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Kalo në kategori