LAJMI I FUNDIT:

Hysi leksion Besës, paqe në Fushë Kosovë dhe “Riza Lushta”

Hysi leksion Besës, paqe në Fushë Kosovë dhe “Riza Lushta”

Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina është dashur të kënaqet vetëm më një pikë në përballje me Fushë Kosovën, sfidë kjo që u zhvillua sot pasdite në Fushë Kosovë, e që u mbyll pa gola, në kuadër të xhiros së 11-të të Raiffiesen Superligës së Kosovës në futboll.

Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave është përshkruar me një lojë të dobët, ani pse është pritur lojë më e mirë, sidomos nga kryeqytetasit.

Nikoqirët që gjenden në fund të renditjes tabelore, ia dolën që përballë kampionit në fuqi të shkëpusin një pikë të vlefshme në garën për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

S’ka gola në “Riza Lushta”


Pa gola ka përfunduar edhe derbi lokale i Mitrovicës ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89. Ballafaqimi i rivalëve mitrovicas ka dhënë lojë të kënaqshme, por që munguan golat. Futbollistët e të dy skuadrave patën rastet e tyre, por që nuk ditën t’i konkretizonin.

Hysi mund Besën

Ndërkohë, Hysi ka treguar se nuk është rastësisht në pjesën e epërme të tabelës, pasi që në udhëtim mundi Besën e Pejës me rezultat 0-2.

Të përzgjedhurit e Fadil Ademit në duel me pejanët kanë treguar performancë mjaft të mirë duke arkëtuar tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës. Yll Prekopuca pas 25 minutave lojë solli në epërsi skuadrën nga Merdara prej 0-1, ndërkohë, golin e dytë për mysafirët e realizoi Hajdari (88). /Kosovapress/Telegrafi/

Raiffesien Superliga / Java e 11-të:

Rezultatet:

Fushë Kosova-Prishtina 0-0

Besa-Hysi 0-2

Trepça-Trepça ’89 0-0

Dje

Ferizaj-Ferronikeli 0-0

Drenica-Drita 3-0

Llamkos Kosova-Hajvalia 1-0

Tabela:

1.Llamkos Kosova 21
2.Hysi 21
3.Ferizaj 19
4.Drenica 17
5.Prishtina 17
6.Hajvalia 14
7.Trepça ’89 14
8.Drita 13
9.Besa 13
10.Trepça 13
11.Feronikeli 10
12.Fushë Kosova 8.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori