LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja, ftesë Januzajt vetëm kur të pranohemi

FFK-ja, ftesë Januzajt vetëm kur të pranohemi

Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka ndërmend tash për tash t’u bëjë ftesë futbollistëve shqiptarë që luajnë nëpër kombëtaret tjera për të luajtur për Kosovën. Ata ftesën për ta do ta bëjnë vetëm atëherë kur Kosova të pranohet ndërkombëtarisht.

Gjithsesi, institucioni i FFK-së i ka bërë me dije presidentit të FIFA-s, Stepp Blatter që këtyre futbollistëve në momentin e pranimit të Kosovës, t’iu lejohet e drejta e zgjedhjes.

Ende asnjë futbollist kosovar, qoftë ata të kombëtares së Shqipërisë, apo ata të Zvicrës por edhe të tjerët, nuk kanë mohuar se do të bëhen pjesë e Kosovës.

I fundit që i ka dhënë sinjale pozitive Kosovës, është ylli i ri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Ai ka thënë se Kosovën e ka në mendje dhe kur të pranohet ajo, do të shqyrtojë ftesën.


Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, e pranon se këtij institucioni vazhdimisht i bëhet presion nga mediat e çfarë do të bëjnë me këta futbollistë, por ai thotë se nuk do të nguten, por as nuk do t’i bëjnë askujt për të luajtur për Kosovën.

“Këto pyetje që po na bëni ju, na e kanë bërë pothuajse gjitha mediumet më të mëdha evropiane.. Qëndrimi i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së është që këta futbollistë derisa mos të jemi pjesë e FIFA-s e UEFA-s të vazhdojnë kështu. Në momentin që pranohemi ne do t’iu bëjmë ftesë të gjithëve.

Në takim që kemi pasur me presidentin e FIFA-s i kemi shpjeguar situatën atij dhe i kemi kërkuar që këtyre futbollistëve që luajnë për kombëtaret tjera, në momentin e pranimit të Kosovës, t’iu jepet e drejta e zgjedhjes. Pra ata kanë të drejtë zgjedhje për cilën kombëtare mund të luajnë”, tha Salihu, sipas të cilit këta djem ia kanë rritur imazhin Kosovës dhe se FFK-ja është krenare me ta.

“Ne jemi krenarë me këta futbollistë dhe edhe nëse ata në kohën kur pranohemi nuk pranojnë ftesën për të luajtur për Kosovë, ne prapë iu jemi mirënjohës dhe krenohemi për imazhin e mirë që na kanë dhënë.

Me këta futbollistë që po e bëjnë namin nëpër Evropë, FFK-ja do të sillet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk do t’i bëjë presion dhe nuk do ta zgjedhë asnjë formë të vrazhdë për t’i sjellë në kombëtaren e Kosovës”, tha Salihu.

Edhe përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku mendon se tash për tash këtyre djemve nuk duhet bërë presion, madje edhe në kohën kur të pranohet Kosova, ata duhet të jenë të lirë të vendosin pa asnjë presion.

Por sipas tij e vetmja mundësi që gjithë yjet kosovare të bashkohen në një vend është Kosova.

“Të gjithë e dinë se Kosova do jetë pjesë e UEFA-s e FIFA-s, dhe normalisht mundësia që lojtarët me prejardhje kosovare do të kenë mundësi të jenë pjesë e kombëtares së Kosovës, pavarësisht asaj se ata më herët i kanë takuar ndonjë kombëtare tjetër”, tha Bunjaku i cili e parasheh që Kosova me këta futbollistë do të jetë njëra ndër kombëtaret më të forta në regjion.

“Kosova do jetë shteti dhe mundësia e vetme t’i bashkojë yjet tona në një fanellë. Natyrisht me këta lojtarë Kosova do të jetë një fuqi në regjion dhe më gjerë”, tha Bunjaku. “Ne asnjëherë nuk do t’i bëjmë presion ndonjë lojtari. Me rëndësi është që zgjedhja e tyre të jetë personale nga motivimi i brendshëm”, përfundoi Bunjaku. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori