LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për Januzajn: Luaj më kë të duash, por mos na harro

Çitaku për Januzajn: Luaj më kë të duash, por mos na harro

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila njihet si tifoze e flaktë e Barcelonës, ka komentuar në lidhje me fenomenin e fundit shqiptar të futbollit botëror, Adnan Januzaj.

Në një koment të sajin në Facebook, Çitaku, duke i uruar Januzajt suksesin më të madh në botë, ka thënë se ai le të luaj me kë të dojë dhe të mos lodhet me këtë punë.

“Adnan Jonuzaj, thash ta them edhe unë një mendim :): luaj me kë të duash! Me atë kombëtare që të ofron më shumë mundësi për përparim! Futbolli kërkon ekip e nuk varet vetëm nga ti! Mos u ngarko fare me këtë punë! Kosovës më së shumti i ndihmon nëse arrin majat e futbollit e vjen na viziton ndonjëherë! Të priftë e mbara Yll!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, Januzaj kohës së fundit është bërë lajm botëror si një lojtar tejet i jashtëzakonshëm, ku mediat më të mëdha botërore i kanë dhënë hapësirën kryesore këtij djaloshi.


18-vjeçari Januzaj, me prejardhje nga Peja e Kosovës, ka lindur në Belgjikë, ndërkaq aktualisht luan për ekipin më të madh anglez, Manchester United. Ofertat për të nuk kanë të ndaluar, nisur nga Baercelona, Milani si dhe shumë ekipe tjera të mëdha botërore.

Por, ‘problemi’ më i madh që ka lindur është se për cilën kombëtare do të vendos Januzaj që të luaj. Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një komunikate për media, i ka ofruar Januzajt çdo mundësi vetëm e vetëm që të paraqitet në ngjyrat kuq e zi. Megjithatë, Januzaj ende nuk e ka bërë zgjidhjen e tij. /Zëri/Telegrafi/