LAJMI I FUNDIT:

‘Fast&Furious’ Prishtina

‘Fast&Furious’ Prishtina

Këtë të diel duke filluar nga ora 12:00, në Prishtinë (nga rrethi i Spitalit), mbahet gara e tetë me radhë e cila organizohet në kuadër të Kampionatit Automobilistik të Kosovës për vitin 2013, në disiplinën sllallom.

Në këtë garë pritet të vijnë shumë garues nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët do t’i japin adrenalinën dhe atmosferën garuese këtij organizimi.

Ftohen të simpatizuesit e garave automobilistike dhe të interesuarit tjerë, të vijnë dhe ta madhërojnë këtë garë, e cila do t’i ngjajë garave që organizohen nëpër shtetet më të njohura në botë, apo edhe garave që jemi mësuar t’i shohim në filmin e njohur ‘Fast&Furious’.

Ja vlen të cekët se nesër moti do të jetë i mirë dhe i ngrohtë dhe vetëm se do t’ia shtojë bukurinë kësaj gare, në të cilën pritet të jenë të pranishëm shumë njerëz.
/Telegrafi/