LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Llamkosi, merr kreun e tabelës

Rikthehet Llamkosi, merr kreun e tabelës

Llamkos Kosova i është rikthyer fitoreve, pas humbjes nga Drita në xhiron e kaluar. Ekipi vushtrrias ka mundur Hajvalinë me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës.

Në pjesën e parë ekipi i Ismet Munishit ka pasur një dominim të lehtë në fushë, por nuk ka arritur ta dërgoj tpin në rrjetë.

Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan, dhe në minutën e 78-të kaluan në epëri me golin e Labinot Osmani, i cili realizoi nga pika e bardh, raporton Express.

Pas kësaj fitore Llamkos Kosova rikthehet në krye të tabelës me 18 pikë të tubuara, derisa Hajvalia mbetet në kuotën e 14 pikëve. /Telegrafi/


Raiffeisen Superliga, xhiroja e 11-të:

E premte
Llamkos Kosova – Hajvalia

E shtune
Ferizaj-Feronikeli
Drenica-Drita

E diele
Besa-Hysi
Trepça-Trepça ‘89
Fushë Kosova-Prishtina
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13:00.