LAJMI I FUNDIT:

“Fuli” e lë Gjilanin, ikën në Norvegji

“Fuli” e lë Gjilanin, ikën në Norvegji

Futbollisti i njohur gjilanas, Florim Murseli është ndarë me skuadrën e tij të zemrës, Gjilanin. I njohur me nofkën "Fuli", futbollisti gjilanas dje është përshëndetur me skuadrën e tij, bashkëlojtarët, trajnerin Muharrem Sahiti dhe tifozerinë e zemrës "Skifterat".

"Jam njeri më fat që kam punuar me një skuadër si Gjilani. Nuk do ti harroj asnjëherë kujtimet që kam patur në këtë skuadër. I falënderoj të gjithë për përkrahjen që më kanë dhënë, tifozët tonë, bashkëlojtarët, trajnerin Muharrem Sahitin dhe të gjitha gjilanasit. Ju jeni gjithmonë me mua, u pafshim për të mirë" ishte përshëndetja e Fulit me skuadrën e Gjilanit.

Murseli ishte futbollist i Gjilanit që nga viti 2006. "Fuli" karrierën e tij si futbollistë pritet ta vazhdoj në Norvegji pasi që për të kanë shprehur interesim disa skuadra. /Indeksonline/Telegrafi/