LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet Trepça ’89, Papuqi në disiplinore për thyerje të derës

Refuzohet Trepça ’89, Papuqi në disiplinore për thyerje të derës

Komesari i garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës ka marrë disa vendime pas ndeshjeve të javës së 10-të.

Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet Ahmeti ka refuzuar si të pabazë ankesën e Trepçës ’89 për ndeshjen me Ferizajn.

Gjithashtu janë konstatuar fyerje në korr nga shikuesit e Dritës së Gjilanit gjatë ndeshjes me Llamkos Kosovën. “…ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në një organizim shumë të mirë, përveç ndeshjes Drita – Llamkos Kosova, e zhvilluar në Ferizaj, ku përkundër organizmit dhe prezencës së madhe të sigurimit, shikuesit e ekipit vendas (Drita), kanë filluar a pastaj edhe shikuesit e ekipit mysafir ia kanë kthyer (sharjet shumë vullgare)”.

Futbollisti i Besës së Pejës, Florent Papuqit i është iniciuar çështja për procedurë disiplinore, për shkak se pas kartonit të kuq, siç thuhet “në shenjë pakënaqësie dhe revolte ka demoluar derën e teshatores së ekipit mysafir në stadiumin e KF “Prishtina” në ndeshjen, Prishtina – Besa”.


Në disiplinore do të jetë edhe arbitri, Gramoz Shala nga Peja për shkak të notimit me notën jokënaqshme 2 (dysh) në ndeshjen Hajvalia – Trepça. /Sporti1/Telegrafi/