LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Trepça-Kastrioti duhet të përsëritet

Ndeshja Trepça-Kastrioti duhet të përsëritet

Ndeshja kampionale ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit, e ndërprerë të shtunën që kaloi për shkak të përleshjes ndërmjet tifozëve vushtrrias dhe lojtarëve të klubit mitrovicas, duhet të përsëritet.

Kështu ka vendosur Komisari i garave pranë Federatës së Hendbollit të Kosovës, pasi e shqyrtoi procesverbalin e ndeshjes që u zhvillua në Vushtrri dhe raporteve plotësuese. Pra, kjo ndeshje duhet të zhvillohet në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit.

Gjithashtu, Trepçës i është ndaluar zhvillimi i ndeshjeve kampionale dhe të Kupës në Palestrën e Vushtrrisë, për shkak të rrethanave të krijuara në mes të simpatizuesve vushtrrias dhe lojtarëve mitrovicas. /Express/Telegrafi/