LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për ndeshjen revyale Prishtina-Kosova Munchen

Gjithçka gati për ndeshjen revyale Prishtina-Kosova Munchen

Gjithçka është gati për ndeshjen revyale ndërmjet fitueses së Kupës së Kosovës në futboll, Prishtinës dhe skuadrës fituese të Kupës së Diasporës, Kosovës nga Munchen.

Të mërkurën drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të prirë nga nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur delegacionin e Federatës Shqiptare të Futbollit të Gjermanisë, në përbërje Ruzhdi Statovci, kryetar, Myftar Dragidella, menaxher dhe Kujtim Shala, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës.

Qëllimi i ardhjes së delegacionit të FSHFGJ-së është zhvillimi i ndeshjes së Superkupës Kosovë-Diasporë, që do të zhvillohet, të enjten, në orën 14:00, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, ndërmjet skuadrës fituese të Kupës së Kosovës, Prishtinës dhe skuadrës fituese të Kupës së Diasporës, Kosovës nga Munich, transmeton “ffk”.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se përveç ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Kosovës nga Munich, do të zhvillohet edhe një takim revyal ndërmjet veteranëve të Prishtinës dhe veteranëve të Diasporës, që do të fillojë në orën 12:00, ku do të paraqiten shumë emra të njohur të futbollit kosovar të fillim viteve të 90-ta si Ahmet Beselica, Isa Sadriu, Rafet Prekazi, Muharrem Sahiti, Adil Vokrri, Suad e Sunaj Keçi, Eroll Salihu, Abdyl Bellopoja etj.


Në anën tjetër, Myftar Dragidella, ka bërë të ditur se në “Federatën Shqiptare të Futbollit të Gjermanisë janë të regjistruara 31 klube, por jo të gjitha marrin pjesë në garat e Kupës së Diasporës për shkak të mungesës së mjeteve financiare”.

Ai ka falënderuar FFK-në për bashkëpunim, derisa ka rikujtuar se ndeshja ndërmjet ftuesit të Kupës së Kosovës dhe fituesit të Kupës së Diasporës organizohet që nga viti 2002.

Vitin e kaluar një ndeshje e tillë nuk është organizuar, pasi Kosova nga Frankfurti në mungesë të mjeteve financiare, nuk ka arritur të vijë në Kosovë.

Dragidella ka shprehur shpresën se ndeshja e nesërme ndërmjet Prishtinës dhe Kosovës nga Munich do të jetë interesante, pasi sipas tij skuadra nga Munich është njëra nga klubet më të organizuara shqiptare.

Krejt në fund Salihu dhe Dragidella kanë ftuar dashamirët e futbollit që të enjten në mesditë të vërshojnë tribunat e Stadiumit të Qytetit në numër sa më të madh për t’i nderuar yjet e dikurshme të futbollit si dhe djemtë e Diasporës, duke pasur parasysh edhe faktin që hyrja do të jetë falas. /Kosovapress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori