LAJMI I FUNDIT:

Dimitrijeviç: Sigal Prishtina klubi më i mirë në Kosovë

Dimitrijeviç: Sigal Prishtina klubi më i mirë në Kosovë

Trajneri i skuadrës së Kumanovës 2009, kundërshtarit të parë të Sigal Prishtinës në ligën ballkanike thotë se e ka studiuar mjaft mirë skuadrën prishtinase.

Sigal Prishtina sonte në orën 17:30 do të fillojë aventurën e saj në ligën ballkanike të basketbollit, BIBL kur luan si mysafire e Kumanovës 2009.

Edhe pse kanë startuar me fitore në edicionin e ri, dhe kanë pasur rezultate pozitive gjatë fazës përgatitore, skuadra e Kumanovës nuk do ta marrë me eufori ndeshjen me prishtinasit.

Trajneri i Kumanovës, Goran Dimitrijeviç ka deklaruar se i pret një ndeshje serioze, pasi Sigal Prishtina ka ekip të mirë.


“Ne po përgatitemi si për çdo ndeshje. Edhe pse kemi filluar mirë në sezonin e ri dhe kemi pasur rezultate të mira gjatë përgatitjeve ndeshjen me prishtinasit do ta marrim si një ndeshje normale, pa eufori. Kemi njohuri të bollshme për ekipin e Sigal Prishtinës. E dimë që është ndër klubet më të organizuara në Kosovë dhe në radhët e veta kanë lojtarë të huaj, pra nuk do të jetë lehtë. Megjithatë, luajmë në teren tonë dhe para shikuesve tanë, andaj mendoj se jemi në epërsi të vogël”, deklaroi Dimitrijeviç.

Ai tha se janë marrë masa të nevojshme që ndeshja të kaloj ashtu siç është më së miri.

“Kemi punuar në këtë drejtim që gjithçka të kaloj qetë. Nuk ka nevojë për tensione, sepse është vetëm një ndeshje edhe asgjë tjetër. Sigal Prishtinën do ta presim në mënyrën më të mirë të mundshme. U kemi thënë të vijnë të vendosen në Kumanovë, sepse nuk do të ketë asnjë problem, por ata vendosën të qëndrojnë në Shkup”, shtoi trajneri i Kumanovës.

Strategu kumanovar bëri me dije se ka pasur bileta edhe për tifozët mysafirë, por Sigal Prishtina nuk ka kërkuar dhe se nuk do të ketë organizim të tifozëve.

“Ka mundur të vijnë tifozë mysafirë dhe me siguri do t’i vendosnim në një pjesë të tribunës, por Sigal Prishtina nuk ka kërkuar. Biletat janë me çmim të lirë dhe kushtojnë vetëm 50 denarë”, përfundoi trajneri i Kumanovës, Goran Dimitrijeviç. Kumanova dhe Sigal Prishtina takohen për herë të parë mes vete. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori