LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia fiton, Trepça ankohet

Hajvalia fiton, Trepça ankohet

Hajvalia ka fituar ndeshjen përballë Trepçës, në të cilën minutat e fundit u karakterizuan me tension dhe dramë. Ishte Hajvalia ajo që udhëhiqte 1:0 me golin e Erdin Hashanit në minutën 46’ë. I njëjti futbollistë në minutën 85’ u pretendua se luajti me dorë në zonën e tij të rreptësisë, por që arbitri nuk e sanksionoi me penallti.

Kjo ka bërë që i gjithë tabori mitrovicas të reagojë ashpër në adresë të gjyqtarit Gramoz Shala, madje kishte edhe të atillë që këtë veprim të tij e quajti turp të futbollit. “Kjo është marri, nuk e di pse na e bëri këtë. Ne nuk i kemi askujt borxh, e as këtij gjyqtari që veproi kështu”, tha pas ndeshjes tejet i mllefosur trajneri i Trepçës, Sheremet Isufi.

Sa i përket ndeshjes ajo deri në atë minutë ishte tejet korrekte, edhe gjykimi në fushë ishte i mirë. Pjesa e parë ishte e niveluar, ndërsa Hajvalia pjesën e dytë dominoi.

“Pjesën e parë e nisëm me nervozizëm dhe nuk e di pse. Lojtarët nuk i kryen udhëzimet që i kishin marrë. Në pjesën e dytë, ishim të disiplinuar dhe punuan sipas udhëzimeve, kjo bëri që të luajmë më mirë dhe mendojë se fituam me meritë”, tha trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami.


Me të filluar pjesa e dytë mbrojtësi Erdin Hashani që bukur e ka përcaktuar harkimin e Krasniqit nga këndi dhe i pa mbuluar pa vështirësi e ka futur topin në rrjetë. Drama ka nisur nga minuta 85’, kur mysafirët pretenduan për një penallti të cilën nuk e dha arbitri.

Nga kjo periudhë ndeshja nisi te tensionohet dhe minutat e mbetur më shumë kaluan me debate të ndërsjella. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për Hajvalinë, ndërsa për Trepçën e katërta këtë sezon. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori