LAJMI I FUNDIT:

‘Fërrka’ edhe në hendboll

‘Fërrka’ edhe në hendboll

Pas futbollit e basketbollit, huliganët janë shfaqur edhe në hendboll. Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit është ndërprerë pas ‘fërrkës’ ndërmjet tifozëve vushtrrias dhe lojtarëve të ekipit mitrovicas, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Vushtrri.

Huliganizmi vazhdon të jetë i pranishëm në sportin kosovar. Pas futbollit e basketbollit, ‘fërrkat’ janë shfaqur edhe në hendboll.

Në fakt, ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit, e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës është ndërprerë në minutën e 52-të tek rezultati 24:24, pas përplasjes ndërmjet tifozëve të pranishëm në palestër dhe lojtarëve të Trepçës.

Gjithçka ka nisur tek një shtatëmetërsh i dhënë në dobi të ferizajasve, pas së cilit ka reaguar trajneri mitrovicas.


Më pas, kadetët e Trepçës, që ishin në publik (luajtën në paralojë), filluan ta kontestonin gjyqtarin dhe me këtë rast nisi zënka në mes tyre dhe tifozëve vushtrrias, pasi kjo ndeshje u zhvillua në Vushtrri, për shkak të renovimeve që po bëhen në Palestrën e Sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Kadetëve u kanë dalë në ndihmë lojtarët seniorë të Trepçës, të cilët kanë nisur të përleshen me tifozët vushtrrias dhe vëzhguesi i takimit, Fahredin Hashani ka konstatuar se nuk kishte më kushte të vazhdohej takimi.

“Është në pyetje armiqësia në mes të dy qyteteve, pasi kjo armiqësi është e theksuar edhe në futboll. Situata ishte e tensionuar pasi filluan të përleshen tifozët vushtrrias me kadetët e Trepçës, e më pas edhe me seniorët, ku nuk mungoi as hedhja e karrigeve. Aty më s’kishte kushte për lojë dhe nuk ishte e arsyeshme ta vazhdonim takimin”, u shpreh Hashani për Express.

“E kam pasur mundësinë ta heq publikun, por lojtarët ishin të ngarkuar dhe mitrovicasit donin ta mposhtnin kundërshtarin me çdo kusht”, vijoi vëzhguesi i takimit.

Ai tregoi se ndeshja ka filluar me 25 minuta vonesë, për shkak të mungesës së policëve. Pastaj kanë arritur në palestër vetëm 2-3 policë, të cilët kanë kërkuar përforcime pas nisjes së incidentit.

Hashani thotë se do të jenë organet kompetente që do të vendosin rreth kësaj loje gjatë javës tjetër, duke insistuar se duhet shikuar organizimi i ndeshjes, nëse ishte në nivel të duhur apo jo.

Edhe sezonin e kaluar, dueli ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit, i zhvilluar në Mitrovicë, ishte ndërprerë, pasi mitrovicasit e kishin sulmuar ekipin ferizajas, duke i bërë katër lojtarë për spital.

Incidentet në sportin kosovar duket se s’do të ndalen. Tri sportet kryesore në vend: futbolli, basketbolli e hendbolli, janë duke u përballur me shfaqjen gjithnjë e në rritje të huliganizmit.

Për ta ndalur këtë dukuri negative nevojitet futja në funksion e ligjit kundër huliganizmit, i cili i dënon personat që shkaktojnë incidente dhe që shfaqin dhunë. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori