LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi rikthehet në Ferronikel

Krasniqi rikthehet në Ferronikel

Rezultatet e dobëta dhe vendi i parafundit në tabelë kanë bërë që ekipi i Ferronikelit të bëjë ndryshime në bankinë. Skuadra nga Drenasi ka vendosur që në krye të shtabit teknik ta rikthejë Ramiz Krasniqin, i cili sezonin e kaluar e kishte udhëhequr Ferronikelin, për një periudhë mjaft të suksesshme duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Zyrtari i Ferronikelit, Artan Berisha, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Krasniqin duke theksuar se të dyja palët janë të kënaqura me marrëveshjen e arritur. “Ramizi ka qenë pjesë e Ferronikeli edhe vitin e kaluar dhe ka punuar mjaft mirë. Ne e njohim punën e tij dhe po ashtu ai e njeh ekipin mjaft mirë. Me rikthimin e tij, ne do të tentojmë që në janar të rikthejmë edhe disa nga lojtarët tanë të cilët vitin e kaluar ishin pjesë e ekipit kur Ramizi ishte trajner. Edhe pse synimet tona nuk janë të larta, besoj se me ndryshimet e bëra do të arrijmë së paku në vendin e 5 apo 6 në tabelë, ashtu si në sezonin e kaluar”, tha Berisha.

Edhe vet Krasniqi është shprehur i kënaqur për rikthimin e tij, për ta kryer punën që e kishte lënë në gjysmë. “Pas një bisede që kisha me zyrtarët e klubit, vendosa të rikthehem në krye të Ferronikelit. Është një ekip që e njoh mjaft mirë pasi që kam punuar vitin e kaluar më të dhe jam i gëzuar që më është dhënë mundësia të vazhdoj aty ku kam mbetur”, tha Krasniqi. Ai po ashtu ka folur edhe për situatën në të cilën aktualisht gjendet skuadra e Ferronikelit.

“I kam ndjekur disa ndeshje të Ferronikelit dhe mund të them se ka pasur disa lëshime. Loja e tyre ka qenë mjaft e mirë dhe nganjëherë fati s’ka qenë në anën e tyre. Sidoqoftë, mendoj se futbollistët duhet të luajnë lojë më të disiplinuar, më me përgjegjësi dhe para së gjithash për rezultat. Unë personalisht do ta jap maksimumin dhe së bashku me lojtarët e mi besoj se ndeshjet e ardhshme do të kemi rezultate pozitive”, përfundoi Krasniqi. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori