LAJMI I FUNDIT:

Zhdrella, lideri i kartonëve!

Zhdrella, lideri i kartonëve!

Është futbollisti më i mirë në Kosovë, por këtë herë po kryeson edhe në një statistikë tjetër. Mentor Zhdrella është duke i prirë këtë edicion listës së kartonëve. Pas xhiros së tetë të Raiffeisen Superligës, ai në gjashtë ndeshje të luajtura është ndëshkuar me pesë kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Vetëm në takimin me Hajvalinë, të javës 7, ai mori dy të verdhë, për çka u largua nga loja me të kuqin. Gjyqtar i këtij takimi ishte Artan Tahiri. Kontakti me Zhdrellën ishte i pamundur, pasi ai nuk lajmërohej në telefon. Lojtari pritet të kthehet për takimin e së dielës me Llamkos Kosovën, pasi mungoi ndaj Trepçës.

Pas tij, renditet mesfushori i Llamkos Kosovës, Faruk Statovci, i cili në gjashtë ndeshje është ndëshkuar me pesë të verdhë, kurse i treti është Liridon Kukaj i Prishtinës. Mbrojtësi bardhekaltër në shtatë takime të luajtura është shpërblyer pesë herë me ngjyrën e verdhë nga gjyqtarët. /Tribuna/Telegrafi/