LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i jep fitoren Hajvalisë ndaj Trepçës ‘89

Pacolli i jep fitoren Hajvalisë ndaj Trepçës ‘89

Ardhja e Emin Bajramit në krye të Hajvalisë duke se e ka këndellur këtë skuadër. Ai ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë që kur ka erdhi në krye të skuadrës dy javë më parë.

Hajvalia sot ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1:0, me golin e 18 vjeçarit, Shkëlqim Pacoli i cili me tu inkuadruar në pjesën e dytë arriti që të shënoi golin e tij të parë në Superligë.

Në fund goli i të riut nga Hajvalia doli të jetë vendimtarë duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme në këtë periudhë.

Pas rezultateve të dobëta dhe renditjes në fund të tabelës në xhirot e para të kampionatit ku si rezultat i kësaj Bekim Isufi dha dorëheqje nga posti i trajnerit, tani gjërat kanë nisur të ndryshojnë për skuadrën nga paralagjia e Prishtinës.


Hajvalia ka fituar dy ndeshjet e para me trajnerin e ri duke e rikthyer kështu besimin dhe dëshirën për tu ngjitur më lartë në tabelë. /Zëri/Telegrafi/