LAJMI I FUNDIT:

FFK takon policinë, flasin për ndaljen e huliganizmit

FFK takon policinë, flasin për ndaljen e huliganizmit

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, janë takuar të enjten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Ky takim është realizuar në kuadër të përpjekjeve të FFK-së që bashkë me Policinë e Kosovës të ndërtohet një strategji për ta forcuar sigurinë në ndeshjet e futbollit, veçmas tash pas disa incidenteve që ndodhën në terrenet e futbollit.

Krerët e FFK-së e njohën Maxhunin për vështirësisë e klubeve që t’i sigurojnë ndeshjet e futbollit dhe me mungesën e dukshme të numrit të vogël të pjesëtarëve të policisë, që për momentin aktual kërkohet një numër më i madh i tyre.

Policia e Kosovës do të mund ta ndihmonte edhe më shumë FFK-në në mbarëvajtjen e garave, sidomos në aspektin e sigurisë, kur kemi tendenca të shtimit të dhunës dhe huliganizmit në sport.


Në këtë drejtim, krerët e FFK-së kanë kërkuar që të bëjnë bashkërenditjen e veprimeve, ndërmjet klubeve, organeve komunale që të përmirësohet gjendja e sigurisë si dhe të hartohet një strategji e parandalimit të dukurive negative në futbollin e Kosovës në mënyrë që garat të kenë rrjedhë normale.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni u ka premtuar zyrtarëve të FFK-së që Policia e Kosovës, përkundër angazhimeve të mëdha në sigurinë e shtetit, do të bëjë çmos që të shtojë kapacitetet e sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe do ta ndihmojë FFK-në në kapërcimin e situatave të shfaqjes së dhunës, madje do të kërkohet edhe azhuriteti i Prokurorisë së shtetit, ndaj rasteve, kur kërkohet ndalimi i personave që shkaktojnë incidente dhe dhunë në futbollin e Kosovës.

Ai premtoi se do të shtohet edhe numri i pjesëtarëve të policisë në ndeshje. Të dyja palët shprehën nevojën e miratimit të Ligjit kundër huliganizmit, që do të ndihmonte në ndjekjen dhe dënimin e huliganëve ku do që ata mund të krijojnë situata që rrezikojnë mbarëvajtjen e ndeshjeve dhe të jetës së njerëzve.

Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë edhe takime të tjera në të mirë të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në ndeshjet e futbollit. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Ndërkombëtare
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Premier League
Kalo në kategori