Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, dje në hotel “Swiss Diamond” në kryeqytet, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën edhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet FBK-së dhe IPKO-s.
“Jam i lumtur që mund ta shpalos një marrëveshje aq të dobishme për FBK-në e që është marrëveshja më e madhe deri më tash. Është kjo marrëveshje sipas të cilës nga sot IPKO është partner për komunikim me FBK-në. Për herë të parë në basketbollin e Superligës do të mbahen statistikat për të gjitha ndeshjet, gjë që nuk ka ndodhur më parë, pastaj do të ketë komunikim më të lehtë, do të ketë pajisje mjete më të reja, madje edhe palestrat do të pajisen me internet”, tha kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, duke bërë me dije se në tre vitet e ardhshme Kupa e Kosovës do të quhet “IPKO Kupa e Kosovës”.
Në pyetjen se cili është hapi i mëtutjeshëm i drejtuesve të basketbollit tonë, Belegu tha se “surprizat në basketbollin kosovar nuk kanë të ndalur, pasi së shpejti do të arrihet edhe një marrëveshje tejet ambicioze”, por të cilën ai nuk e zbuloi. Nga kjo marrëveshje është e qartë se përveç FBK-së, do të përfitojnë shumë edhe klubet e basketbollit, sidomos ato që i kushtojnë më shumë rëndësi grupmoshave të reja, madje edhe gazetarëve do t’u lehtësohet puna e tyre në palestra. Sipas Belegut, “në të ardhmen duhet të mendojmë më shumë për basketbollistë vendorë në mënyrë që ata të jenë më cilësor dhe të mos blejmë basketbollistë të shtrenjtë nga jashtë”.
I lumtur ndihej edhe drejtori i IPKO-s, Robert Erzin. “Ndihem i lumtur për këtë marrëveshje veçmas tani kur basketbolli është ndër sportet më të popullarizuara e më të suksesshme në Kosovë. Besojmë se zhvillimi i sportit është tejet i rëndësishëm për këtë shoqëri, pasi sporti është promovim për individë, klube dhe njerëz në Kosovë. Ne edhe deri tash vazhdimisht kemi mbështetur klube dhe disiplina të ndryshme sportive. Do ta mbështesim dhe mbulojmë basketbollin me të gjitha shërbimet tona dhe do ta ndihmojmë FBK-në që të zbulojë talente të reja”. Ai ndihet mirë që basketbolli i Kosovës sivjet do të prezantohet me dy skuadra në Ligën Ballkanike, duke thënë se “kjo do ta ndihmojë basketbollin”. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/maresca-slot-780x439.png)
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/carlo-780x439.png)
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025
![Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vv-780x439.jpg)
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti