LAJMI I FUNDIT:

Feston Peja!

Feston Peja!

Mbrëmë tifozët pejanë e kanë vërshuar sheshin e qytetit si asnjëherë më parë. Simpatizues dhe qytetarë të shumtë kanë festuar titullin e kampionit deri në orët e para të mëngjesit.

Pas nëntë viteve shqiponjat verdhë e zi kanë arritur ta kthejnë titullin në folenë e tyre. Në vitin 2004 Peja kishte fituar titullin e kampionit të Ligës Profesionale të Kosovës, por kjo ligë nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Peja e mposhti Sigal Prishtinën në tri ndeshjet finale të play-offit me plot meritë pasi që ishin më të mirë se ta në çdo aspekt.


Mbrëmë palestra Karagaçi ka qenë e mbushur me numër rekord të tifozëve të Shqiponjave të cilët kishin përgatitur një koreografi të bukur dhe gjithashtu dhuruan një atmosferë impozante me brohoritjet e tyre gjatë tërë ndeshjes.

Pas ndeshjes dhe ngritjes së trofeut në sallë, festa e tifozëve dhe lojtarëve ka vazhduar në rrugët e qytetit ku kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit.

Nuk mbahet mend që ndonjëherë më parë rrugët e Pejës të jenë mbushur kaq shumë me tifozë, por si duket fitorja e kampionatit të Kosovës në basketboll i ka gëzuar tej mase pejanët.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit - ata përgatiten në një dhomë tjetër

Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit - ata përgatiten në një dhomë tjetër

Premier League
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Premier League
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

La Liga
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

La Liga
Kalo në kategori