LAJMI I FUNDIT:

FVK nesër shpall më të mirët

FVK nesër shpall më të mirët

Federata e Volejbollit të Kosovës nesër prej orës 14:00 në Prishtinë bën shpalljen e laureatëve për vitin 2011.

Në këtë manifestim qendror do të zgjidhen më të mirët në të dy konkurrencat si dhe trajneri, gjyqtari, punëtori sportiv dhe klubi më i mirë.

Me këtë rast Federata e Volejbollit të Kosovës e përmbyll aktivitetin për vitin 2011 duke e hapur kaptinën e re të garave për vitin 2012. /Telegrafi/