LAJMI I FUNDIT:

Dashnorja i bën presion biznesmenit 52-vjeçar: Do t’i tregoj gruas tënde!

Dashnorja i bën presion biznesmenit 52-vjeçar: Do t’i tregoj gruas tënde!

Një 52 vjeçar ka denoncuar në komisariatin e Tiranes faktin se përndiqej nga një 28 vjeçare, me të cilën njihej prej disa muajsh.

Policia bën me dije se me datën 18 korrik ka nisur procedimi penal për 28-vjeçaren A.N. nga Berati, e cila tashmë është shpallur edhe në kërkim nga strukturat e policisë.

Mësohet se vajza nga Berati prej disa kohësh përndiqte dhe kanoste përmes telefonit 52-vjeçarin me inicialet A.P., nga kryeqyteti, i cili ishte në gjendje të mirë ekonomike.

Sipas policisë, vajza dhe pasaniku janë takuar disa herë, por pas kësaj 52-vjeçari ka dashur që t’i japë fund marrëdhënies me vajzën. Por, duket se kjo e fundit nuk ka qenë aspak dakord. Për këtë e shqetësonte vazhdimisht me telefonata, SMS etj., e madje e kërcënonte se do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen dhe se do t’i japë në mediat pamjet duke bërë seks në një vilë në Tiranë.


I ndodhur para një presioni të tillë, 52 vjeçari ka vendosur t’i drejtohet policisë.

Kohët e fundit është shtuar numri i vajzave të reja të cilat përzgjedhin burra të martuar. I filmojnë në skena erotike dhe më pas fillojnë presionin ndaj tyre, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Një pjesë janë në rrjete të organizuara, kurse disa veprojnë vetëm. /Koha Jonë/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori