LAJMI I FUNDIT:

Tiranë: Tentohet grabitja e fabrikës, maskat lidhin 11 punëtorët

Tiranë: Tentohet grabitja e fabrikës, maskat lidhin 11 punëtorët

Tentohet grabitja e një fabrike prodhimesh kozmetike në kryeqytet. Ngjara ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fabrikë në afërsi të xhamisë, në Sauk. Mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në brendësi të fabrikës, ndërsa brenda gjendeshin vetëm 11 punëtorët.

Nga vendngjarja mësohet se, grabitësit i kanë lidhur punëtorët dhe kanë kërkuar për arkën e parave. Në pamundësi për të gjetur të holla brenda fabrikës ata kanë liruar punëtorët dhe janë larguar nga vendngjarja, transmeton BW.

“Grabitësit tentuan të vidhnin para e mjete materiale, qëndruan pak minuta në fabrikë”, tha një burim i policisë.


Ka qenë një dëshmitar jashtë fabrikës, ai që ka lajmëruar policinë.

Grabitësit nuk kanë arritur të marrin gjë nga fabrika, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim. Burime të policisë së kryeqytetit sqarojnë se, dy grabitësit janë larguar drejt Farkës së Vogël. Prandaj në këto momente forcat e policisë kanë nisur një aksion në zonën e Farkës, Priskës dhe Mulletit për kapjen e tyre.

Policia sqaroi se “po verifikohen dhe kamerat e bizneseve të zones”, për identifikimin e tyre, ndërsa nuk përjashtohen as dyshimet se grabitësit mund të kenë bashkëpunuar me punëtorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori