LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet grupi që vidhnin makina në Tiranë

Arrestohet grupi që vidhnin makina në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona që kryenin vjedhje të llojeve të ndryshme, duke përdorur dhunë.

Më së shumti ata vidhnin makina në bashkëpunim me njëri-tjetrin, njofton “Balkanweb”.

Këta persona kishin krijuar një rrjet të organizuar mirë. Ata i vidhnin makinat dhe i çonin në pika servisi ku i çmontonin dhe pastaj i shisnin në Laç, Mamurras, Fushë Krujë dhe qytete të tjera. Gjithë veprimtarinë e tyre e organizonin kryesisht në Vorë.


“Dyshohet se autorët merrnin me qira automjete të cilat më pas i përdornin për të kryer vepra të ndryshme penale në Tiranë, Vorë e Kamëz”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj. /Telegrafi/