LAJMI I FUNDIT:

Itali, shqiptarja ekzekutohet nga bashkëjetuesi italian

Itali, shqiptarja ekzekutohet nga bashkëjetuesi italian

Një 47-vjeçare shqiptare është vrarë me katër plumba nga bashkëjetuesi italian në Vercelli. Trupi i gruas është gjetur mbrëmjen e së enjtes në një rrugë pranë qendrës së qytetit.

Shqiptarja e vrarë është Donika Xhafa, e cila në fillim është qëlluar me një plumb në makinën me të cilën po udhëtonte bashkë me bashkëjetuesin e saj, Raffaele Vorrano, 59 vjeç, më pas është qëlluar edhe tre herë të tjera pasi ishte zbritur nga makina.

Vrasësi në fillim është larguar nga vendngjarja për t’u vetëdorëzuar më pas në polici. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Bw/Telegrafi/