LAJMI I FUNDIT:

Kapen emigrantë somalezë në Preshevë

Kapen emigrantë somalezë në Preshevë

Në aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë kufitare në stacionin hekurudhor të Preshevës janë parandaluar 8 emigrantë nga Somalia që kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Emigrantët ilegalë nga Somalia janë gjetur në vagonin që po transportonte nga Greqia profile alumini drejt Austrisë, transmeton “Presheva Jonë”.

Siç thuhet në njoftim, kontrollimi i trenit është bërë me detektor të karbon dioksid, çka edhe ka treguar se në njërin nga vagonët ka vlera më të larta të kësaj substance, gjë që sihte sinjal se brenda kishte njerëz. /Telgrafi/