LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në katin e pestë të një pallati

Zjarr në katin e pestë të një pallati

Një zjarr ra të mërkurën në katin e pestë të një pallati, përballë Prokurorisë së Tiranës, duke rrezikuar jetën e një 68-vjeçareje.

E moshuara ndodhej në shtëpi në momentin kur televizori i vendosur në kuzhinë ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar edhe zjarrin.

Kanë qenë komshinjtë që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse për t’i ardhur në ndihmë 68-vjeçares. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale./Telegrafi/