LAJMI I FUNDIT:

Indianja që po mahnit botën me talentin e pazakonshëm të saj (Video)

Indianja që po mahnit botën me talentin e pazakonshëm të saj (Video)

Yogamaa është 9 vjeçarja e cila ka mahnitur gjithë Amerikën kur ka filluar që të lexojë me sy mbyllur fjali të shkruara në një copë letër.

Ajo tregon për mënyrën se si ka arritur që të ketë aftësi të tillë, transmeton RTV Dukagjini.

“Shumë njerëz kanë menduar që jam duke bërë ndonjë mashtrim, mirëpo me kohë të gjithë e kanë vërtetuar që kam një aftësi të tillë”, tregon Yogamaa.

Sipas saj, një kurs të cilën e kishte ndjekur në lagjen Gurukul të Indisë, ishte trajnuar nga një i ashtuquajturi zot që aktivizon edhe një sy të tretë që supozohet të jetë aftësi mistike.


“Nuk është ndonjë trikë që jam duke e bërë. Është e pabesueshme mirëpo secili mund të mësoj shumë lehtë të bëjë gjëra të tilla”, ka thënë ajo.

Yogamaa tregon që përpos që mundet të lexojë ka arritur edhe që të vozisë biçikletë me symbyllur.

Në kohën kur mbyll sytë gjithçka që ka rreth vetes ajo mundohet te krijojë si një pikturë dhe të parafytyron atë që gjendet para saj ose shkrimin që synon ta lexojë.

“Ka ndodhur kur kam luajtur lojëra të ndryshme, sidomos fshehurazi kam arritur që të gjejë gjërat ku të tjerët e linin. Nganjëherë më duket që nuk jam duke vepruar drejtë, mirëpo nuk kam çfarë të bëjë kam një aftësi të tillë”, ka theksuar Yogamaa.

Jim është një person që ka marrë në intervistë Yogamaan dhe ka shënuar disa fjali duke ia mbyllur sytë. Secilin fjali të shkruar ka mundur ta lexojë dhe ta kuptoj se çfarë shkruan.

Yogamaa ka thënë se njeriu gjithmonë ka aftësi të bëjë atë që synon dhe që çdo gjë në jetë është e mundur. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Historia pas të premtes të 13-të: Pse konsiderohet e pafat?

Historia pas të premtes të 13-të: Pse konsiderohet e pafat?

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Kalo në kategori