LAJMI I FUNDIT:

Polici gjobit vetveten!

Polici gjobit vetveten!

Një polic në Amerikë ka treguar një përkushtim dhe respekt të jashtëzakonshëm ndaj punës së tij, duke e gjobitur vetveten pasi kishte parkuar makinën e tij në parkimin e dedikuar për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Shpesh ndodh që policët duke u larguar nga shkeljet e vogla që bënin vetëm pse ata janë në fuqi, shkruan Metro, transmeton Koha.net.

Por, David Clarke, sherif i Milwaukee County ka treguar se as ai nuk është mbi ligjin, duke e gjobitur vetveten për parkim të gabuar, gjatë ceremonisë për Ditën e Veteranëve.

Ai ka paguar një dënim prej 35 dollarësh, por kishte vendosur të kontribuonte edhe me 200 dollarë të tjerë, duke i dhuruar ato një organizate që punon me njerëzit me aftësi të kufizuara.