LAJMI I FUNDIT:

“Olimpiada komuniste”

“Olimpiada komuniste”

Edhe pse nuk ka tërhequr shumë shikues “Olimpiada komuniste” e Kinës me siguri është njëra prej ngjarjeve më bizare sportive – ku përfshihen edhe sporte si hedhja e granatës dhe bartja e bombave – derisa sportistët vihen në ndjekje të famës sportive.

Tribunat e zbrazëta në prapavijë me siguri se nuk reflektojnë intensitetin e ngjarjes së atletëve, të cilët duhet të kalojnë nëpër telin me gjemba derisa bartin municion ushtarak.

Për ta hequr dilemën e lexuesve (por edhe të garuesve, pa dyshim) bombat dhe granatat janë vetëm shkollore – edhe pse niveli i shpirtit garues mbetet megjithatë mbresëlënës.

Gara e mbajtur prej 26-28 qershor në Qingyang, në provincën Gansu, organizohet për të shënuar 90 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste në Kinë. /Telegrafi/