LAJMI I FUNDIT:

Sharlatani që e huqi parashikimin për fundin e botës

Sharlatani që e huqi parashikimin për fundin e botës

Evangjelisti radikal Harold Camping (89) nga SHBA-të deklaroi se më 21 maj do të bëhet kiameti. Sipas tij, në orën 18:00 një tërmet shkatërrues do ta godiste së pari Ishullin e Pashkëve.

Mirëpo parashikimet e Campingut nuk u realizuan. Ai kishte paralajmëruar se dita e gjykimit do të ndodhte të shtunën. Të shtunën kaloi edhe ora 18:00 dhe tërmeti nuk ndodhi. Sipas Campingut pas tërmetit, pritej të fillonte një proces i gjatë prej gjashtë muajsh ku të përzgjedhurit do të dërgoheshin në parajsë.

Harold Camping shkroi edhe një libër me titull “1994” në të cilin gabimisht kishte parashikuar se dita e kiametit do të ndodhte më 1994. Për profecinë e tij të shtunën raportuan gati të gjitha mediat botërore, ndërsa nëpër rrugët e New Yorkut ishin mbledhur qindra njerëz duke pritur ditën e kiametit.

Kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg, u mahit me këtë temë duke thënë se sot mund të jetë fundi i botës pasi “Knicks ende nuk kanë fituar”.


Përveç në New York, edhe në Vietnam një grup njerëzisht ishin mbledhur për të qenë dëshmitarë të katastrofës me përmasa biblike. Megjithatë, policia intervenoi dhe i shpërndau shpejtë. Pasi kaloi afati i fillimit të “kiametit” në një pjesë të botës disa njerëz filluan të irnoizojnë me parashikimet e Harold Camping. Kështu Daniel Boerman shkroi: “Unë jam nga Zelanda e Re, tash është ora 18:06 minuta dhe nuk ka ndodhur fundi i botës. Nuk ka tërmet, të gjithë ata që kanë pritur ditën e gjykimit mund të marrin frymë lirisht”. Australiani Jon Gall shkroi se “ndoshta kjo është dita e qetë e kiametit”, shkruan The Guardian. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

Interesante
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
A mund të dalloni gabimet në imazhin e burrit duke luajtur golf?

A mund të dalloni gabimet në imazhin e burrit duke luajtur golf?

Interesante
Kalo në kategori