LAJMI I FUNDIT:

“Hoxha” nga Nigeri ka 107 gra

“Hoxha” nga Nigeri ka 107 gra

Hoxha i vetëshpallur Mohammed Bello Masaba (87 vjeçar) nga një fshat i vogël i Nigerit ka 107 gra. Momentalisht jeton me 89 prej tyre dhe të gjitha arrin t’i kënaqë seksualisht. Deri më tash i kanë vdekur nëntë gra, ndërsa 12 prej tyre i ka lëshuar vetë, pasi nuk e dëgjonin.

“Hoxhës” dhe shëruesit të magjisë deri më tash i kanë lindur 185 fëmijë, por vetëm 133 janë gjallë. Tash më në fund ka thënë se u bë boll. Nigeriani, i cili ka mbi 5.000 anëtarë të familjes së gjerë, thotë se më së shumti çmon dëgjueshmërinë tek gratë.

Poligamisti thotë se Allahu ia kishte dërguar një porosi në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar në të cilën i kishte thënë se duhej të bëhej shërues dhe vetëm të martohej, shkruan Daily Mail.

“Pa emër të Allahut, nuk do t’i kisha më shumë se dy gra”, tha ai.


Ai është arrestuar në vitin 2008 pasi refuzonte të shkurorëzohej nga gruaja e 82-të. Në atë kohë ishte 86 vjeçar. Gratë e tjera organizuan protesta para burgut. E liruan pasi policia mori në pyetje 57 gratë e tij. Të gjitha thanë se janë martuar vullnetarisht. Gati gjysma e 140 milionë banorëve në Nigeri janë myslimanë, ndërsa Nigeri është njëri prej 12 shteteve në Nigeri në të cilin respektohet ligji i sheriatit.

Ky pasanik momentalisht jeton me 89 gra në një shtëpi me 89 dhoma. Gruaja më e re është 19 vjeçare, ndërsa më e vjetra 64 vjeçare.

“Allahu më dha fuqi që të gjithave t’u jap kënaqësinë seksuale për të cilën kanë nevojë. Sikur të mos i kënaqja do të më kishin braktisur moti”, tha ai.

Fëmijët nuk i lejon të shërohen me mjekësinë moderne, por ai i shëron vetë me magji. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

Interesante
Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Interesante
Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund ta dallojnë yllin me katër cepa në mesin e shumë të tjerëve

Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund ta dallojnë yllin me katër cepa në mesin e shumë të tjerëve

Interesante
Kalo në kategori