LAJMI I FUNDIT:

Tigrat frikacakë

Tigrat frikacakë

Kujdestarët e një kopshti zoologjik në Kinë, thonë se tigrat e tyre janë zbutur aq shumë, saqë frikësohen nga pulat të cilat duhet t’i hanë.

Parku i kafshëve të egra në Chongqing ka pesë tigra të rrallë, të cilët janë trajnuar në mënyrë profesionale që të bëjnë ‘marifete’ të ndryshme para vizitorëve, njofton Chongqing Morning Post.

Kujdestarët janë munduar t’i inkurajojnë ata që të ndjekin instinktet e tyre natyrore duke iu hedhur pula të gjalla, mirëpo pa sukses.

“Ata duhet të jenë të egër dhe të frikshëm, mirëpo për shkak të mënyrës së butë të jetesës dhe kujdesit njerëzor, ata e kanë humbur natyrën e tyre të egër”, thotë njëri nga kujdestarët.


Ai ka treguar për një skenë qesharake kur iu kishin hedhur pula, ndërsa tigrat kishin qenë aq të frikësuar saqë nuk iu ishin afruar pulave, ata madje kishin ikur nga pulat. /Telegrafi/