LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, reagon ministri ‘homoseksual’

Gjermani, reagon ministri ‘homoseksual’

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, nuk shikon asnjë problem për politikën e jashtme në lidhje me homoseksualitetin e tij.

“Jam president i partisë qe prej nëntë vitesh dhe kam kryer rregullisht edhe udhëtime zyrtare jashtë vendit”, është shprehur ministri Westerwelle, lider i liberaleve.

Shefi i diplomacisë gjermane i është përgjigjur në këtë mënyre atyre që ishin shprehur se: një homoseksual nuk mund të përfaqësonte Gjermaninë.

Ministri ka kujtuar më pas se “ka vende në të cilat gratë dhunohen, ndërsa gjermanët zgjodhën një grua për t’i drejtuar”. /tch/telegrafi/