LAJMI I FUNDIT:

Ban Ki-moon do të agjërojë 24 orë

Ban Ki-moon do të agjërojë 24 orë

Një akt më se të veçantë për një lider ndërkombëtar të njohur, siç është ai i agjërimit, pritet të ndërmerret sot nga Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Kjo nismë vetjake, bëhet sipas tij në shenjë solidariteti me më shumë se një miliardë njerëz të uritur në mbarë botën.

Një zëdhënëse e tij ka pohuar se me këtë mënyrë ai i përgjigjet thirrjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi për më shumë kujdes për njerëzit e uritur në botë.

Bëhet me dijeni se shkas për aksionin e ndërmarrë prej Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së është bërë Samiti botëror për Ushqimin që fillon të hënën në Romë.

Duket se ai do të refuzojë sot ushqimin, për të treguar botërisht se të gjithë mund të privohen nga të mirat e ushqimit të tyre të përditshëm në të mirë të ndihmës për vendet në nevojë. /NOA/Telegrafi/