LAJMI I FUNDIT:

Plaka bandite plaçkit banka

Plaka bandite plaçkit banka

FBI ka zbuluar fotografitë e një zonje të moshuar e cila të premten e kaluar i ka plaçkitur dy filiale të bankës “Compass” në Houston, e nuk është mërzitur fare aq të mbulojë fytyrën e saj.

Fotografia e publikuar shfaq një plaçkitëse të çuditshme të bankave të cilën autoritetet tanimë e quajnë me emrin Gjyshja Bandite. Edhe pse kjo plakë nuk duket si plaçkitëse e rëndomtë e bankave, kjo nuk e ka ndaluar që brenda një ore të plaçkit dy filiale të bankës “Compass” të cilat gjenden në Houston.

Nga fotografitë e kamerave të përgjigjimit të bankës duket së Gjyshja Bandite ka në mes të 55 e 65 vjet. Ka flokë të thinjura dhe bart syze.

Plaçkitësit e bankave zakonisht dinë të arsyetojnë veprimet e tyre me fatura të mëdha të mjekut apo me papunësinë, mirëpo kjo plakë ka ikur në një automjet të bardhë sportiv në drejtim të panjohur.


“Çdo ditë e më shumë gra në SHBA vendosin të ndërmarrin këso veprime kriminale, por kjo ende është një përqindje e vogël”, ka deklaruar agjentja speciale e FBI-së Shauna Dunlap. "Mirëpo nuk ka dyshim që bëhet fjalë për një grua të moshuar, që e bën këtë rast shumë bizar", ka shtuar ajo.

FBI ofron shpërblim prej 5.000 dollarësh për të gjitha informatat të cilat do të sillnin deri tek kapja e Gjyshes Bandite.

Në trend Fun

Më shumë
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Kalo në kategori