LAJMI I FUNDIT:

Me dinamit shkatërrojnë bankën, por edhe veten

Me dinamit shkatërrojnë bankën, por edhe veten

Dy hajna bukur pafat, njëri me pasaportë të Kosovës, kanë gjetur vdekjen gjatë tentimit të vjedhjes së filialit të bankës “Record Bank” në qytetin belg Dinant, sepse kanë përdorë sasi tepër të madhe të eksplozivit.

Ata kanë pasur për qëllim që me ndihmën e dinamitit të hapin bankomatin, mirëpo për dallim prej planit të tyre ata kanë shkatërruar gjysmën e ndërtesës se bankës, por edhe vetveten.

Trupat e dy viktimave, tek njëri prej të cilëve është gjetur pasaportë e Republikës së Kosovës, janë gjetur nën rrënojat e bankës.

Prokuroria lokale ka raportuar se në vendin e incidentit është gjetur sasi tepër e madhe e dinamitit, sa ka mjaftuar për rrënimin e gjysmës së ndërtesës, por edhe të vras hajnat e pafat.


Policia supozon se në plaçkitje ka marrë pjesë edhe një person i tretë i cili ka arritur të ikë.