LAJMI I FUNDIT:

Lëshon gazra para policisë dhe dënohet me 50 euro

Lëshon gazra para policisë dhe dënohet me 50 euro

Austriaku 20-vjeçar Hansi Sporer është dënuar me 50 euro pasi që ka lëshuar gazra gjatë kontrollit nga ana e policisë së trafikut.

Këtë e kanë dëgjuar kalimtarët e rastit të cilat kanë plasur në të qeshura, e policët në qytetin Graz janë ndier të fyer dhe më pas e kanë dënuar.

Avokatët e të riut pohojnë se ai ka lëshuar gazra rastësisht dhe shtojnë se bëhet fjalë për keqpërdorim të ligjit i cili mbron policinë nga sulmet apo përqeshjet.

Në fund, i riu është dashur të paguajë dënimin.