LAJMI I FUNDIT:

Mbi 400 kanarina kapen në një banesë

Mbi 400 kanarina kapen në një banesë

Shërbimi veterinar i ka kapur 464 kanarina dhe papagaj në një banesë në Berlin, ka njoftuar shoqata gjermane për mbrojtjen e zogjve dhe veterinarët.

Zogjtë, të cilët në banesën prej 50 metrave katrorë kanë jetuar në “kushte jo të përshtatshme”, janë gjetur në mesin e një grumbulli të mbeturinave dhe jashtëqitjeve të tyre. Shoqata ka theksuar se në banesë me zogj ka jetuar “një person i vetmuar".

"Fenomeni i grumbullimit të kafshëve në banesa është çdo ditë e më i shpeshtë", ka thënë presidenti i shoqatës Wolfgang Appel.

Sipas tij, adhuruesit e zogjve zakonisht i blejnë ata me nga disa, por zogjtë fillojnë të shumohen dhe situata del nga kontrolli. Vitin e kaluar, në një banesë në Berlin janë gjetur 1.500 papagaj.