LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli i diskriminuar

Mashkulli i diskriminuar

I vetmi mashkull që merret me notin e sinkronizuar (një formë hibride e notit, vallëzimit dhe gjimnastikës që performohet në ujë i shoqëruar me muzikë) është duke luftuar me rregullat ndërkombëtare të cilat ia ndalojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Gjermani Niklas Stoepel është i vetmi djalë në shkollën e tij në Wattenscheid, i cili merret me këtë lloj noti dhe njëkohësisht është më i miri i shkollës.

Mirëpo, rregullat ndërkombëtare të notit ia ndalojnë atij ta përfaqësojë shtetin e tij, pasi që në garat botërore dhe në Lojërat Olimpike nuk lejohet pjesëmarrja e meshkujve në këtë lloj sporti.

“FINA (Federation Internationale de Natation) e ka refuzuar kërkesën. Besoj se zyrtarët nuk dëshirojnë të shohin meshkuj në këtë sport, nuk është e drejtë, mirëpo unë nuk heq dorë nga ëndrra ime që një ditë të garoj në një kampionat ndërkombëtar”, ka thënë djaloshi 17-vjeçar, i cili i rruan këmbët dhe vesh kostume të femrave.


Në trend Fun

Më shumë
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Njeriu-qen tmerroi australianët

Njeriu-qen tmerroi australianët

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Parkoi veturën dhe shkoi në pushime, gjermanin e priste befasia e pakëndshme kur u kthye në aeroportin e Frankfurtit

Parkoi veturën dhe shkoi në pushime, gjermanin e priste befasia e pakëndshme kur u kthye në aeroportin e Frankfurtit

Interesante
Mësuesja ia mbyll gojën me ngjitës djaloshit gjashtëvjeçar

Mësuesja ia mbyll gojën me ngjitës djaloshit gjashtëvjeçar

Kalo në kategori