LAJMI I FUNDIT:

Ereksion i dhimbshëm

Ereksion i dhimbshëm

Një peruan ka përfunduar në spital i dërmuar nga dhimbjet e padurueshme pas ereksionit të pandërprerë tetë-ditor, i cili nuk është shkaktuar nga asnjë lloj stimuluesi seksual, por ka ardhur si pasojë e gjendjes së tij shëndetësore.

Për mundimet e peruanit, kanë njoftuar mjekët e spitalit Sullani në veri të vendit.

Pacienti anonim i moshës 53 vjeçare ka ardhur në spital me dhimbje të padurueshme pas tetë ditëve ereksioni të pandërprerë, ka thënë kirurgu Nelson Carrasco.

Pacienti nuk ka përdorur asnjë lloj stimuluesi seksual por vuan nga priapizmi, gjendja e vazhdueshme e ereksionit e nxitur nga bllokimi i përçimit të gjakut nga penisi, më së shpeshti si pasojë e trombit të gjakut.


Njeriu i pafat është operuar dhe mjekët tani janë në kërkim të shkakut të saktë të gjendjes së tij për të parandaluar rishfaqjen e problemit.