LAJMI I FUNDIT:

Gjenitë e internetit!

Gjenitë e internetit!

Se naiviteti dhe marrëzia njerëzore nuk kanë kufij, dëshmon edhe shembulli i një faqe britanike të internetit e cila ka publikuar se të gjithë ata të cilët gjenden në të mund të rreziten sikur të kishin kaluar të njëjtën kohë në rreze të diellit.

Tingëllon e pabesueshme, por vetëm për disa ditë faqja ka pasur një milion vizitorë!

Fondacioni Karen Clifford ka hapur faqen për të promovuar punën humanitare për të sëmurët nga kanceri i lëkurës.

Britanikëve “të etur për diell” u është premtuar pamje e bukur, falë asaj që “rrezet ultraviolete emetojnë nga ekrani". Më pas është ofruar tretman falas prej pesë minutash dhe shumë shpejt janë paraqitur diç më shumë se një milionë njerëz. Pas kalimit të kohës prej pesë minutash në ekran ata kanë mundur të shohin porosinë: "Mos u lejoni të ju gënjejnë – nënshtrimi ndaj rrezeve ultraviolete do të ju vras"!.


Më pas janë paraqitur vërejtjet për rrezikun nga kanceri i lëkurës, një sëmundje nga e cila në Britani të Madhe vdesin mesatarisht pesë njerëz në ditë.

Në fondacion janë të mahnitur me suksesin e faqes, të cilën e ka themeluar Karen Clifford që ka vdekur para katër vitesh nga kanceri i lëkurës.

Bashkëshorti i saj Richard thotë se është vështirë të besohet në naivitetin aq të madh të njerëzve dhe shton se shumë prej tyre janë ankuar kur e kanë parë se nuk janë rrezitur.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Njeriu-qen tmerroi australianët

Njeriu-qen tmerroi australianët

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Duke dashur të bëjë “selfie” ra në bunar (Video)

Duke dashur të bëjë “selfie” ra në bunar (Video)

Kalo në kategori