LAJMI I FUNDIT:

Britanikët kanë mungesë palaçosh

Britanikët kanë mungesë palaçosh

Cirqet britanike kanë probleme të mëdha. Edhe pse sezoni veçmë u ka filluar, për shkak të politikave të rrepta të imigracionit disa nga yjet më të mëdha të cirkut, të cilët në të njëjtën kohë tërheqin më së shumti publik, nuk mund të hynë në shtet.

Përpjekjet e qeverisë britanike për të zvogëluar numrin e personave të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vend kanë sjellë deri tek disa probleme, siç është për shembull mungesa e palaçove.

”Sezoni im filluan në muajin shkurt”, thotë Martin Lacey, pronar i Great British Circus. ”Kemi akrobat nga Ukraina dhe kalorës mongolë të cilët nuk kanë mundur të marrin vizën”, shton ai.

Për të plotësuar zbrazëtirat pronari i cirkusit është dashur të improvizojë.


”Palaçoja ynë meksikan është bllokuar në Meksikë, prandaj artisti jonë në trapez shtiret të jetë një palaço për të plotësuar disa zbrazëtira. Kjo është e tmerrshme”, thotë ai

Dhe siç thotë Malcolm Clay, sekretar i Shoqatës britanike të cirqeve, bëhet fjalë për një ligj tërësisht të papranueshëm për cirqet e Britanisë së Madhe.

Në fakt shkollat britanike të cirkusit nuk krijojnë zbavitës të vërtetë të cirqeve, sepse shumica e vijuesve e shohin ecjen nëpër litar apo gëlltitjen e zjarrit si hobi, e jo si profesion.

Për shkak të kësaj pronarët e cirqeve britanike duhet të varën nga artistët e vendeve të cilat kanë shkolla të forta të cirkut të sponsoruara nga shteti. Kështu nga Argjentina dhe Kolumbia vijnë artistët më të mirë në litar, derisa nga Kina e Koreja Jugore vijnë akrobatët profesionalë, gjersa Mongolia e Rusia janë të njohura për kalorësit e tyre të shquar.

Në trend Fun

Më shumë
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Kalo në kategori