LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i ri botëror për kartonin e kuq

Rekordi i ri botëror për kartonin e kuq

Futbollisti anglez David Pratt e ka shkruar emrin e tij në librat e rekordeve për arsye të këqija, pasi që ka marrë kartonin e kuq më të shpejt në botë.

Sulmuesi 21 vjeçar i ekipit anglez Chippenham, i cili nuk është pjesë e ndonjë lige zyrtare, është larguar nga loja tre sekonda pasi që ka sulmuar ashpër lojtarin 22-vjeçar të ekipit Bashley, Christopher Knowles,.

Shefi i ekipit të Bashleyt, Steve Riley, ka thënë: "Ka mundur t’ia thyej këmbën".

Derisa sekretari i ekipit të Chippenham George McCaffrey ka pranuar se: "Dorën në zemër rrallë ku mund të gjeni një njeri më të butë, por David e humbi rastin e tij kësaj radhe".


Deri më tani rekordin për kartonin e verdhë më të shpejtë e ka mbajtur Giuseppe Lorenzo i ekipit italian të Bolognas me dhjetë sekonda.