LAJMI I FUNDIT:

Tortë prej 281 kilogramësh në Bukuresht

Tortë prej 281 kilogramësh në Bukuresht

Bukureshti prej sot ka hyrë në Librin e rekordeve Guinness me tortën prej frutave dhe kremit të rëndë 281 kilogramë.

Zyrtarët e Librit të rekordeve Guinness e kanë matur sot tortën me një peshore speciale elektronike dhe kanë konfirmuar se është thyer rekordi botëror në kategorinë “torta nga frutat dhe kremi”, rekord i cili deri më tani është mbajtur nga torta prej 200 kilogramësh.

Torta është përgatitur nga 100 kilogramë krem, njëmijë ve, 40 kilogramë sheqer dhe një masë e madhe e frutave.