LAJMI I FUNDIT:

Kinezi merr tri ditë burg për pirje të duhanit në tren

Kinezi merr tri ditë burg për pirje të duhanit në tren

Një kinezi i është shqiptuar dënimi treditor me burg sepse ka pirë duhan në tren, që është një dënim shumë i rreptë për një vend në të cilin në baza rutinore injorohet ndalimi i pirjes së duhanit, shkruan agjencia kineze e lajmeve - Xinhua.

Kinezi është kapur duke pirë duhan në tualetin e trenit pasi që ai është nisur nga qyteti Tianjin për Pekin, derisa tymi i cigares ka aktivizuar alarmin dhe ka shkaktuar ndalimin e trenit.

Linja ekspres Pekin-Tianjin është lëshuar në qarkullim në prag të Lojërave Olimpike të këtij viti. Kjo linjë ka jashtëzakonisht trena luksoz.

Shenjat e ndalimit të pirjes së duhanit në Kinë, në të cilin shtet gjysma e meshkujve pinë duhan, shpesh injorohen.