LAJMI I FUNDIT:

Japonezët e moshuar i kthehen krimit

Japonezët e moshuar i kthehen krimit

Të moshuarit në Japoni janë duke i kthyer krimeve të vogla, përfshirë vjedhjet nëpër dyqane dhe ato nëpër xhepa të tjerëve, për ta arritur fundin e muajit, ka njoftuar Ministria kombëtare e drejtësisë e këtij vendi të largët.

Një raport qeveritar ka zbuluar se gjatë vitit të kaluar, 48.605 japonezë të moshës 65 vjeçare e më shumë janë arrestuar në krime tjera pos shkeljeve të rregullave të komunikacionit, që është më shumë se dyfishi i shifrës së para pesë vitesh, raporton CNN.

"Shkaqet pse ata vjedhin nëpër dyqane janë varfëria dhe vetmia", ka thënë Kazuo Kawakami, një ish prokuror federal. "Familja tradicionale japoneze nuk ekziston më, dhe tani të moshuarit jetojnë vetëm", ka shtuar ai.

Ekonomia e Japonisë është zhytur në recesion këtë vit, dhe në të njëjtën kohë, sistemi kombëtar i pensioneve është prekur nga korrupsioni, duke i lënë shumë pensionistë të brengosur për të ardhmen e tyre.